Kaos për shkak të stuhisë së rërës, aksident zinxhiror në Serbi – përfshihen mbi 12 vetura

Evropë

Kaos për shkak të stuhisë së rërës, aksident zinxhiror në Serbi – përfshihen mbi 12 vetura

Më: 28 mars 2023 Në ora: 18:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Suboticë të Serbisë, kurse ishte një stuhi e fuqishme që ngriti pluhurin në ajër dhe zvogëloi dukshmërinë nëpër rrugë.

E aksidenti zinxhiror ndodhi kur të paktën shtatë vetura u përfshinë rreth orës 15:00 në Suboticë.

Në anën tjetër, dëshmitarët okularë thonë se në aksident u përfshinë mbi 12 vetura. E në profilin 192 në Instagram, janë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aty thuhet se ishte një stuhi e rërës që zvogëloi dukshmërinë, kurse akoma nuk ka informacione për persona të lënduar.

E një aksident i ngjashëm zinxhiror ndodhi javë më parë në një autostradë në Hungari, ku u përfshinë afro 50 vetura dhe si pasojë humbi jetën një person.

Edhe në atë aksident ishte dukshmëria e zvogëluar, arsyeja kryesore që çoi përplasjen e shumë mjeteve motorike.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat