Kremlini bën paralajmërimin e frikshëm: Ja sa do të zgjasë lufta e Rusisë me shtetet armike

Evropë

Kremlini bën paralajmërimin e frikshëm: Ja sa do të zgjasë lufta e Rusisë me shtetet armike

Më: 29 mars 2023 Në ora: 23:56
Dmitry Peskov

Kremlini tha të mërkurën se konfrontimi i Rusisë me shtetet armiqësore dhe ajo që ai e quajti një “luftë hibride” që po zhvillohet kundër saj nga Perëndimi do të zgjasë shumë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e bëri parashikimin kur u pyet se sa do të zgjaste ai që Rusia e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

“Nëse i referoheni një lufte në një kontekst më të gjerë, një konfrontimi me shtetet armiqësore, një luftë hibride kundër vendit tonë, atëherë ajo do të zgjasë për një kohë të gjatë”, u tha Peskov gazetarëve.

“Dhe ne duhet të jemi të vendosur dhe të sigurt në vetvete,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat