Kleriku ukrainas dënohet me arrest shtëpie për pretendimet se mbështet pushtimin rus

Evropë

Kleriku ukrainas dënohet me arrest shtëpie për pretendimet se mbështet pushtimin rus

Nga: Bota sot Më: 2 prill 2023 Në ora: 08:56
Mitropoliti Pavel

Zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar një gjykate që të vendosë në arrest shtëpie Mitropolitin Pavel, për dyshimet se ai fali pushtimin e Rusisë.

Kleriku e hodhi poshtë me forcë pretendimin dhe i përshkroi akuzat kundër tij si të nxitura politikisht, duke kërcënuar Volodymyr Zelensky me dënim, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai është abati i manastirit Kiev-Pechersk Lavra ku ndodhet Kisha Ortodokse e Ukrainës (UOC).

Kjo kishë është akuzuar për lidhje me Rusinë nga agjencitë e sigurisë ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat