​Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme pas numrit në rritje të emigrantëve

Evropë

​Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme pas numrit në rritje të emigrantëve

Më: 12 prill 2023 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së numrit të emigrantëve që duan të hyjnë nga Mesdheu.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA, raporton se vetëm në tri ditët e fundit në brigjet jugore të Italisë kanë mbërritur mbi 3 mijë persona. Rreth 38 persona të tjerë janë raportuar të vdekur dhe 18 të tjerë të zhdukur.

Gjendja e jashtëzakonshme është paraparë të zgjasë 6 muaj ndërsa janë ndarë edhe 5 milionë euro.

Qeveria italiane e drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni u mblodh për të shqyrtuar masa më të rrepta për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Përpos gjendjes së jashtëzakonshme, zyrtarë të lartë italiane kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë pasi nuk mund të përballojë e vetme këtë situatë të krijuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat