Franca shpreh “shqetësim të madh” për situatën në Sudan, kërkon të shmanget përshkallëzimi

Evropë

Franca shpreh “shqetësim të madh” për situatën në Sudan, kërkon të shmanget përshkallëzimi

Më: 17 prill 2023 Në ora: 19:01
Emmanuel Macron

Franca ka përsëritur “shqetësimin e saj të madh” në lidhje me luftimet në Sudan dhe ka shprehur mbështetjen e saj për përpjekjet rajonale dhe ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës.

Ministria e Jashtme e Francës u bëri thirrje palëve ndërluftuese “të ndalojnë luftën, të bien dakord për një armëpushim për të garantuar sigurinë e civilëve dhe punonjësve të ndihmës, të lejojë akses të sigurt dhe të papenguar humanitar dhe të punojnë në mos përshkallëzimin e konfliktit në mënyrë që të arrihet një armëpushim afatgjatë”, shkruan Al Jazeera.

Ministria tha në një deklaratë se:

“Vetëm duke u kthyer në një proces politik gjithëpërfshirës që çon në emërimin e një qeverie civile të tranzicionit dhe zgjedhjeve të përgjithshme, mund të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për këtë krizë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat