“Nuk mund të qëndroj shurdh ndaj zemërimit të francezëve”, Macron: Reforma hyn fuqi në vjeshtë, ishte e nevojshme

Evropë

“Nuk mund të qëndroj shurdh ndaj zemërimit të francezëve”, Macron: Reforma hyn fuqi në vjeshtë, ishte e nevojshme

Më: 17 prill 2023 Në ora: 23:55
Emmanuel Macron

Reforma e pensioneve në Francë ishte e nevojshme për të siguruar pensionin e të gjithëve dhe për të prodhuar më shumë pasuri për kombin tonë.

Këtë deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në fjalimin e tij televiziv para francezëve, duke konfirmuar se kishte shpallur ligjin që prej tre muajsh po shkakton protesta në vend.

“Ndryshimet e planifikuara do të hyjnë në fuqi gradualisht duke filluar nga vjeshta”, shtoi presidenti francez, duke nënvizuar se “ndjen zemërimin e francezëve”.

Pas miratimit të reformës së pensioneve, Macron ka propozuar hapjen e tre kantierëve, një për punën, një për drejtësinë dhe një për përparimin.

Në të parën, ai përshëndeti krijimin e 1.7 milionë vendeve të punës në 6 vitet e fundit dhe deklaroi se dëshiron të inicojë reformën në shkollën e mesme profesionale në mënyrë që numri më i madh i adoleshentëve të kenë akses në trajnime kualifikuese dhe në punë.

Macron shtoi se ai synon të nisë një pakt të ri jete mbi punën me partnerët socialë në javët e ardhshme.

“Ne kemi 100 ditë paqe, unitet, ambicie dhe veprim në shërbim të Francës përpara nesh. Kjo është detyra jonë dhe unë ju besoj. Unë besoj që ne ta arrijmë atë. Këto tre kantiere formojnë udhërrëfyesin e qeverisë që kryeministrja Elisabeth Borne do të detajojë javën e ardhshme. Këto tre projekte duhet të na bashkojnë dhe të bashkojnë liderët më të lartë të vendit dhe unë do të marr pjesë në to. 14 korriku duhet të na lejojë të bëjmë një bilanc të situatës”, tha Macron.

“Nuk mund të qëndroj i shurdhër ndaj zemërimit të francezëve”, thekoi kreu i Elizesë në fjalimine  tij teksa shtoi se në lidhje me reformën e pensioneve, “është shprehur zemërimi, zemërimi për një punë që për shumë francezë nuk lejon më një jetë të mirë, me rritjen e çmimeve, me benzinën, shpenzimet, zemërimin sepse disa mendojnë se po bëjnë pjesën e tyre, por pa u shpërblyer për përpjekjet e tyre, qoftë në ndihmë apo në shërbime publike efektive, askush, dhe veçanërisht jo unë, nuk mund të qëndrojmë të shurdhër ndaj kësaj thirrjeje për drejtësi sociale dhe rinovim të jetës sonë demokratike”.

 Reagimet e opozitës dhe sindikatave ndaj fjalimit të presidentit Macron drejtuar kombit ishin të menjëhershme. Udhëheqësja e Kuvendit Kombëtar, Marine Le Pen, tha në Tëitter se kreu i shtetit kishte vendosur të “të injoronte vuajtjet e francezëve”. Gjithashtu në rrjetin social, lideri i France Insoumise, Jean-Luc Melenchon, argumentoi se “populli në Francë nuk lejon të vidhen dy vjet liri”, duke iu referuar reformës së pensioneve që parashikon rritjen e moshës së pensionit nga 62 vjeç deri në 64 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat