Deklarata e fortë e ministrit të brendshëm turk: Perëndimi mund të bëjë grusht shteti në 14 maj

Evropë

Deklarata e fortë e ministrit të brendshëm turk: Perëndimi mund të bëjë grusht shteti në 14 maj

Më: 29 prill 2023 Në ora: 23:52
Deklarata e fortë e ministrit të brendshëm turk: Perëndimi mund të bëjë grusht shteti në 14 maj

Ministri i Brendshëm dhe kandidati për deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Stamboll, Süleyman Soylu, bëri një deklaratë të forte teksa vizitoi Fondacionin e Stambollit për Shkencën dhe Kulturën, një shoqatë islamike, më 27 prill.

Duke folur në fondacion, Soylu tha: “14 maji (data e zgjedhjeve) është një përpjekje për grusht shteti politik nga Perëndimi. Është një përpjekje për grusht shteti që mund të inicohet duke bashkuar secilën prej përgatitjeve për të spastruar Turqinë më 14 maj.”

Ai pohoi se këto ideale u shqiptuan nga “kreu i Shteteve të Bashkuara vite më parë” dhe shtoi: “Kur të gjitha metodat që ata kanë provuar në të kaluarën dështuan, ata deklaruan se mund ta merrnin Turqinë vetëm me një mënyrë të tillë”. Ministri nuk përmendi konkretisht asnjë emër dhe cilat ishin ato metoda.

Soylu ndau fotografi nga vizita në llogarinë e tij në rrjetet sociale dhe shkroi në Tuitter: “15 korriku ishte një tentativë de fakto për grusht shteti. 14 maji 2023 është përpjekja për grusht shteti politik që mund të inicohet duke bashkuar secilën nga përgatitjet për spastrimin e Turqisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat