Zvicra ngrin asetet ruse me vlerë prej 7.57 miliardë euro – Kështu kishte vepruar edhe me diktatorin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq

Evropë

Zvicra ngrin asetet ruse me vlerë prej 7.57 miliardë euro – Kështu kishte vepruar edhe me diktatorin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq

Më: 10 maj 2023 Në ora: 17:02
Zvicra

Zvicra ka bllokuar asetet e Bankës Qendrore të Federatës Ruse (CBRF) në vlerë prej 7,57 miliardë euro, njofton gazeta zvicrane në shqip le canton27.ch duke ju referuar burimeve nga Qeveria helvetike në Bernë.

Mësohet se Zvicra asetett e CBRF ishin ngrirë që nga 25 marsi i vitit të kaluar, kur të gjitha transaksionet me këtë bankë ishin të ndaluara.

Qeveria në Bernë shtoi se po ndjek diskutimet brenda BE-së nëse asetet e ngrira ruse duhet të investohen dhe të ardhurat të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.

Përveç aseteve të CBRF-së, Zvicra ka ngrirë edhe asetet ruse me vlerë 7.68 miliardë euro, të cilat janë të lidhura me persona, kompani dhe subjekte në listën e sanksioneve të drejtuara kundër Moskës.

Kështu kishte verpruar Zvicra edhe më herët me Serbinë, duke bllokuar çdo gjë që lidhej me dikaotrin serb Millosheviq.

Ndryshe, në Bern me 23 qershor 1999, Zyra Federale e Policisë (BAP) urdhëroi sot ngrirjen e pasurisë së kreut të shtetit serb Slobodan Millosheviq dhe katër të akuzuarve të tjerë.

Kështu, ajo korrespondon me kërkesën për ndihmë juridike nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, e cila u pranua në Bernë më 28 maj... ».

Përveç Sllobodan Millosheviqit, President i Republikës Federale të Jugosllavisë, personat në fjalë janë: Milan Milutinoviç, President i Republikës së Serbisë, Nikola Sainoviq, Zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, Dragoljub Ojdaniq, Shef i Shtabit të Forcat e Armatosura Jugosllave dhe Vlajko Stojiljkovic, Ministër i Brendshëm i Republikës së Serbisë. 

Rusia më herët njoftoi se, për shkak të sanksioneve perëndimore, rezervat e saj ndërkombëtare valutore ishin ngrirë në shumën totale prej 273.18 miliardë euro, kujton agjencia britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat