Policia italiane ‘godet’ Ndranghetan, arrestohen 61 anëtarë të grupit të fuqishëm kriminal

Evropë

Policia italiane ‘godet’ Ndranghetan, arrestohen 61 anëtarë të grupit të fuqishëm kriminal

Më: 11 maj 2023 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar 61 anëtarë të tjerë të dyshuar të mafies më të fuqishme italiane, Ndrangheta, në një seri bastisjesh në shtatë rajone.Ata akuzohen për krime të ndryshme, duke përfshirë mashtrimin, trafikun e drogës, depërtimin në qeveri dhe zhvatjen e fermerëve vendas.

Më shumë se 500 oficerë u përfshinë në operacion, i cili synoi 167 persona në total duke përfshirë dhjetëra në burg. Javën e kaluar, më shumë se 100 persona u arrestuan në të gjithë Evropën në atë që policia tha se ishte operacioni më i madh që ishte kryer kundër ‘Ndrangheta’.

10 vende ishin të përfshira me asete me vlerë 25 milion € të sekuestruara. Hetimi zbuloi gjithashtu informacione të reja për mënyrën se si funksionojnë disa nga nivelet më të larta të grupit, përfshirë gjatë pandemisë. Një nga bosët e saj, Pasquale Bonavota, u arrestua në Genova muajin e kaluar.

Qindra mafiozë të tjerë dhe zyrtarë të korruptuar ose janë burgosur ose do të gjykohen për përfshirjen e tyre me familjen Mancuso. Është vetëm një nga 150 familjet që janë pjesë e Ndrangheta-s, i cili ka tejkaluar Cosa Nostra-n si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe vepron në më shumë se 40 vende të botës.

Hetuesit besojnë se grupi i krimit kontrabandoi afër 25,000 kg kokainë midis tetorit 2019 dhe janarit 2022 dhe dërgoi më shumë se 22 milionë euro nga Kalabria në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat