Meloni: S’ka probleme në marrëdhëniet dypalëshe me Francën, do të takohem me Macron

Evropë

Meloni: S’ka probleme në marrëdhëniet dypalëshe me Francën, do të takohem me Macron

Më: 11 maj 2023 Në ora: 08:44
Georgia Meloni

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni deklaroi se nuk ka probleme në marrëdhëniet dypalëshe të vendit me Francën.

Këtë koment kryeministrja italiane e bëri pasi Stefan Sežurne, sekretari i përgjithshëm i partisë së Macron, e akuzoi atë për zbatimin e një politike çnjerëzore dhe të paaftë migracioni.

“Nuk jam në dijeni që ka probleme në marrëdhëniet dypalëshe mes Italisë dhe Francës. Natyrisht që ka një problem që ata duhet ta zgjidhin, por unë nuk mendoj se ata kanë ndonjë problem me ne.”, deklaroi Meloni dhe shtoi se në ditët në vijim do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Natyrisht ka një problem të ruajtjes së konsensusit që duhet zgjidhur, por është një problem i brendshëm. Unë nuk kam dua të futem në këtë, i kuptoj vështirësitë”, tha Meloni duke shtuar se deklarata të tilla agresive tërheqin vëmendjen e mediave dhe synojnë t’i drejtohen opinionit publik francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat