Përdhunuan në grup një 26-vjeçare në sy të partnerit të saj, burgim i përjetshëm për 2 pakistanezët në Greqi dhe 21 vite e gjysmë për të tretin

Evropë

Përdhunuan në grup një 26-vjeçare në sy të partnerit të saj, burgim i përjetshëm për 2 pakistanezët në Greqi dhe 21 vite e gjysmë për të tretin

Më: 18 maj 2023 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Sipas mediave të huaja, gjarja tronditëse ndodhi mbrëmjen e 14 janarit 2022 dhe sot në bankën e të akuzuarve në gjykatën në Greqi ndodheshin tre burra nga Pakistani, të moshës 22 deri në 30 vjeç, të akuzuar për rrëmbimin e çiftit dhe abuzimin seksual me 26-vjeçare.

Gjykata njëzëri i shpalli fajtorë të pandehurit, pa njohur rrethana lehtësuese. Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm plus 16.5 vjet të tjera, ndërsa i pandehuri i tretë, i dënuar për grabitje dhe përdhunim, u dënua me 21 vjet e gjashtë muaj burg.

26-vjeçarja nga Kuba përshkroi përdhunimin e saj në grup nga dy pakistanezët të cilët sipas saj, e çuan nën kërcënimin e armës në një shtëpi të braktisur në një vend të shkretë në Zonat e Kilkis dhe abuzuan me trupin e saj, para syve të partnerit të saj, përpara Miksit.

“Ata na detyruan t’i ndiqnim, na çuan në një ndërtesë të braktisur dhe na morën të gjitha gjërat. Të tre kishin armë. Krahas grabitjes kanë dhunuar edhe partnerin tim.

Na kanë detyruar të gjunjëzohemi. Njëri e tërhoqi partneren time dhe tashmë kishte filluar të bënte disa veprime, duke e përkëdhelur dhe puthur. Kur u përpoqa të reagoja ai më kërcënoi me armë dhe më rrahën me shkop”, u shpreh partneri i 26-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat