Numër rekord rusësh u vendosën në Finlandë në 2022, thonë autoritetet nordike

Evropë

Numër rekord rusësh u vendosën në Finlandë në 2022, thonë autoritetet nordike

Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Një numër rekord qytetarësh rusë, që kalon ato të tre dekadave të fundit, janë vendosur në Finlandën fqinje në 2022, tregojnë statistikat zyrtare të publikuara sot.

Një total prej 6,003 njerëzish u vendosën nga Rusia drejt Finlandës vitin që shkoi sipas zyrës së statistikave të Finlandës, duke i bërë ata vendin e parë të origjinës për emigracion atje.

Emigracioni në Finlandë ishte në përgjithësi në ngritje, me rreth 50,000 njerëz që ishin vendosur në vendin nordik, në krahasim me respektivisht 29,000 dhe 36,000 dy vitet para tij.

Që prej fillimit të viteve 1990-të, emigracioni përvitshëm nga Rusia drejt Finlandës kishte qëndruar nën 3,100 njerëz.

“Mund të shikojnë se Rusia ka shumë faktorë nxitës për këtë për momentin, që sigurisht kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë,” tha për rrjetin AFP, Johannes Hirvela, drejtor i zyrës së zhvillimit në ministrinë e emigracionit.

“Shumë rusë kanë ardhur këtu si azil kërkues,” shtoi ai, duke thënë se kishte gjithashtu nga ata që vinin për “arsye pune”.

 “Janë disa kompani finlandeze që janë larguar nga Rusia dhe një pjesë kanë marrë punonjësit rusë me vete”, shtonte Hirvela.

Rusia ndiqej më pas nga Suedia, India, Filipinet e Estonia si vendet kryesore të origjinës për emigracionin në Finlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat