Sulmi i Ukrainës në Belgorod po “ndryshon lojën”, mund të përsëritet rasti i Krimesë

Evropë

Sulmi i Ukrainës në Belgorod po “ndryshon lojën”, mund të përsëritet rasti i Krimesë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Pesëmbëdhjetë muaj pasi trupat e Moskës pushtuan Ukrainën, një nga sulmet më të mëdha dhe më të guximshme ndërkufitare që nga fillimi i luftës është kryer në Rusi, duke ndryshuar tërësisht dinamikat në konfliktin që ka vazhdimisht të gjithë vëmendjen e botës. Imazhet ishin tronditëse: ukrainasit, duke kaluar kufirin në rajonin e Belgorodit të Rusisë, duke “mbjellë”konfuzion dhe zemërim në Moskë. Banorët e vendbanimeve të sulmuara në rajonin Belgorod të Rusisë janë zhvendosur në zona të tjera ndërsa autoritetet vazhdojnë “pastrimin e territorit” pas inkursionit ndërkufitar. Por ka ende pikëpyetje pyetje rreth grupeve që qëndrojnë pas sulmit, si u zhvillua dhe çfarë do të thotë për luftën.

Autorët e sulmit

Një grup shtetasish rusë anti-Putin, morën përgjegjësinë për një sulm në rajonin jugperëndimor rus të Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën veri-lindore. Dy zona të rajonit u goditën më pas gjatë natës nga dronët, sipas guvernatorit rajonal Vyacheslav Gladkov, duke shkaktuar që dy shtëpi të marrin flakë. Të martën mbrëma, sulmet me dron bënë që nëntë persona të përfundonin në spital.

Rreth 100 njerëz u evakuuan nga vendbanimet kufitare ruse të Glotovo dhe Kozinka në rajonin e Belgorodit, siç thanë autoritetet lokale. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi në një konferencë të martën se forcat e saj zmbrapsën sulmuesit përsëri në territorin ukrainas duke përdorur sulme ajrore, zjarr artilerie dhe njësi ushtarake.

Kërcënimet e Rusisë

Nga ana tjetër në Rusi është ngritur alarmi. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka premtuar një "përgjigje të ashpër" ndaj inkursioneve ndërkufitare nga Ukraina.

Komentet e tij erdhën pasi Moska tha se kishte mposhtur një sulm në rajonin e Belgorodit. Shoigu tha se "më shumë se 70 nacionalistë ukrainas" ishin vrarë dhe pjesa tjetër u kthye në Ukrainë. "Ne do të vazhdojmë t'u përgjigjemi veprimeve të tilla nga militantët ukrainas menjëherë dhe jashtëzakonisht ashpër," tha ai. Rusia gjithashtu pretendon se automjetet ushtarake perëndimore janë përdorur në inkursion. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se automjetet ishin dëshmi e rritjes së përfshirjes ushtarake perëndimore në Ukrainë. "Nuk është sekret për ne që gjithnjë e më shumë pajisje po dërgohen në forcat e armatosura të Ukrainës. Nuk është sekret që këto pajisje po përdoren kundër ushtrisë sonë," tha ai.

Ndryshimet në luftë

Sulmet nuk kanë gjasa të nxisin ndonjë ndryshim drastik në luftë, e cila është fokusuar kryesisht në rajonet lindore të Ukrainës. Konflikti ka qenë disi në një “ngërç” dhe ka shumë gjasa të ndryshojë drejtim, kur të nisë kundërofensiva pranverore e Ukrainës kundër forcave ruse. Por, ashtu si ngjarjet e tjera të paprecedenta, sulmi ka potencialin të ndryshojë narrativën nga të dyja palët për luftën.

Moska ka qenë gjithmonë e etur për të bërë rolin e viktimës, duke gjetur një pretekst për shtimin e sulmeve ndaj Ukrainës, pasi ka thënëse pushtimi është një akt vetëmbrojtjeje dhe është i nevojshëm për sigurinë e Rusinë. Mund të pritet edhe ndonjë reagim nga zemërimi momental, ndonëse nuk pritet të zgjasë shumë. Pas incidenteve të mëparshme, si sulmi me dron mbi Kremlin këtë muaj dhe goditja në urën që lidh Rusinë me Krimenë, Moska është përgjigjur me një breshëri sulmesh raketore.

Skenari i 2014-ës

Alexei Baranovsky, një zëdhënës i krahut politik të Legjionit të Lirisë së Rusisë, tha se operacioni ukrainas në fushën e betejës, mund të jetë duke paraprirë kundërsulmin e planifikuar të Kievit. "Ky është një shans për të bërë dy gjëra. Njëra është të tronditësh rusët dhe së dyti, t’i detyrosh të shpërndajnë trupat e tyre," tha ai. Zyrtarët e Kievit kanë imituar retorikën e Kremlinit rreth aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur fillimisht mohoi se trupat e përfshira ishin ruse. Podolyak fajësoi për inkursionin në Belgorod "grupet e nëndheshme guerile" dhe tha: "Siç e dini, tanket shiten në çdo dyqan ushtarak rus". Dukej se ishte ironi ndaj përgjigjes së Putinit në vitin 2014 kur u pyet për praninë e burrave të veshur me uniforma ushtarake ruse pa shenja në Krime. "Mund të shkosh në një dyqan dhe të blesh çdo lloj uniforme", tha ai asokohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat