Më shumë se 50 dronë të përdorur për të sulmuar Kievin - dhe Ukraina pretendon se i ka rrëzuar të gjithë

Evropë

Më shumë se 50 dronë të përdorur për të sulmuar Kievin - dhe Ukraina pretendon se i ka rrëzuar të gjithë

Nga: A.Zh Më: 28 maj 2023 Në ora: 08:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Siç kemi raportuar sot në mëngjes, Rusia lëshoi valë sulmesh ajrore në Kiev gjatë natës në atë që zyrtarët thanë se dukej të ishte sulmi më i madh me dron në qytet që nga fillimi i luftës.

Më parë, zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se 40 dronë rusë të nisur për në kryeqytet ishin rrëzuar, por kjo shifër tani është rritur.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 54 dronë gjithsej – me 52 prej tyre të rrëzuar me sukses, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai pretendoi se Moska kishte shënjestruar objektet ushtarake dhe infrastrukturore kritike në Ukrainën qendrore, dhe në rajonin e Kievit në veçanti.

Të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga sulmet.

Sulmet para agimit erdhën të dielën e fundit të majit kur qyteti feston Ditën e Kievit, përvjetorin e zyrtarizimit të tij, themeluar 1541 vjet më parë.

Moska ka intensifikuar sulmet ajrore kohët e fundit pas një periudhe relativisht të qetë dymujore - por valët e sulmeve në kryeqytet vijnë tani disa herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat