Shoferi i kamionit humb kontrollin, futet në kahjen e kundërt – godet dhjetëra vetura në Shën Petersburg

Evropë

Shoferi i kamionit humb kontrollin, futet në kahjen e kundërt – godet dhjetëra vetura në Shën Petersburg

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 11:43
Pamje nga aksidenti

Në Shën Petersburg të Rusisë ka ndodhur një aksident i frikshëm, ku si pasojë dhjetëra persona janë lënduar.

Kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike, kanë kapur momentin kur shoferi i një kamioni humb kontrollin mbi mjetin dhe futet në drejtimin e kundërt të rrugës.

Me këtë veprim, ai shkaktoi një aksident zinxhiror – duke përplasur dhjetëra vetura dhe mbi 16 persona sit raportojnë mediat ruse janë lënduar.

Në videon e publikuar më poshtë shihet kur kamioni futet në kahjen e kundërt dhe me shpejtësi të madhe godet veturat që më pas vazhdoi aksidenti zinxhiror – pra mjetet përplaseshin njëra pas tjetrës.

Deri më tani nuk dihet nëse shoferi i kamionit është arrestuar, apo kishte pësuar ndonjë sulm në zemër a diçka të ngjashme që shpiu deri te kjo situatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat