Tronditet politika në Beograd, paralajmërohet një fund tragjik dhe me sfida të tmerrshme për Vuçiqin

Evropë

Tronditet politika në Beograd, paralajmërohet një fund tragjik dhe me sfida të tmerrshme për Vuçiqin

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:05
Aleksandër Vuçiq.

Media serbe “Danas” zbulon se diçka e çuditshme po ndodh këto ditë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Sipas medieve të Beogradit, ai po sillet si një monark duke e humbur plotësisht busullën. Për popullin, presidenti i të cilëve i quajti hiena dhe shkaba, kjo është një fyerje e re, e cila nuk është parë nga ky regjim, thonë bashkëbiseduesit e Danas, duke komentuar deklaratën e Vuçiqit se nëse e vrasin atë, mbesin vëllai, dy djemtë dhe vajza dhe që nëse edhe ata vriten,  edhe varret e tyre do të luftojnë kundër ustashëve.

Siç raportojnë mediat e afërta me qeverinë, presidenti serb në një takim me kryeministren Ana Brnabiç dhe bashkëpunëtorët tjerë të afërt, ka deklaruar se është i vendosur të luftojë për Serbinë deri në fund.

Sipas informacioneve të Informer, ai ka thënë se nuk e ka problem të vdesë, dhe se është i gatshëm edhe ta vrasin, por se kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do t'ia lë pushtetin fundrrinave, pa luftë, pa zgjedhje. Këto fjalë mund të shqetësojnë një pjesë të publikut, pasi kjo është një nga deklaratat personale më të çuditshme që Vuçiq ka thënë gjatë mandatit të tij.

Duhet rikujtuar gjithashtu se, progresistët kujdesen rreptësisht që mediat të mos përmendin anëtarët e familjes së tij dhe nëse kjo ndodh, ata e kuptojnë ekskluzivisht si një sulm personal ndaj Vuçiqit.

Mesazhet e fshehta të Vuçiqit

Sanda Rashkoviç Iviç, nënkryetare e Partisë Popullore, thotë për Danas se kjo deklaratë flet për dy gjëra.

“E para flet për një frikë tmerrësisht të madhe, që është në kufi me frikën patologjike. E dyta është se ai, pushtetin e vet e përjeton si një dinasti, edhe pse askush nuk e zgjodhi familjen e tij në zgjedhje, as vëllain, as djaliin e as vajzën. I ngatërron anëtarët e familjes, me rënien e vet nga pushteti dhe  kjo është vdekje e menjëhershme. Sillet si një monark sipas parimit, më vrisni, por ka ende vija të zhvillimit. E ka humbur plotësisht busullën”, tha ajo.

E lideri i Lëvizjes për ndryshim, Janko Veselinoviç, thotë se nuk është as profesionist dhe as kompetent për të analizuar në thellësi një mesazh kaq monstruoz.

“Nëse e kam kuptuar mirë mesazhin e presidentit, tani jemi edhe ustashë.  Për popullin, presidenti i të cilëve i quajti hiena dhe shkaba, kjo është një fyerje e re, që nuk është parë nga ky regjim. ndërsa qytetarët i kanë quajtur me gjithfarë emrash: mercenarë të huaj, lokatorë të NATO-s, urrejtës të Serbisë...Gjëja më e neveritshme është se në mesazhin e tij urrejtës i ka përfshirë edhe fëmijët e tij”, thotë ai për Danas.

Siç shton ai, është interesant fakti se këtë fyerje, si citim të Vuçiqit, e ka lansuar Informer.

“Dhe kjo do të thotë diçka. Të paktën atë askush tjetër nuk donte të publikonte një marrëzi të tillë, me shijen e hidhur të ofendimeve të llojit më të keq. A është Vuçiçeviçi dhe Informer mbrojtja e fundit e këtij regjimi? Nëse është kështu, fundin e ka afër,” thotë Veselinoviç.

Çfarë po ndodh me Vuçiqin?

Ndërsa avokati Ivan Niniç tërheq vëmendjen se me presidentin këto ditë po ndodh diçka krejt e çuditshme, sikur nuk mund të kontrollojë veten dhe të kanalizojë narrativën e tij publike drejt qytetarëve protestues dhe opozitës.

“Nga hienat dhe shkabat, npër një kohë të shkurtër doli me narrativën për ustashët, por assesi të thotë emrat e tyre, që të shohim se cilët janë në të vërtetë armiqtë e tij të padukshëm. Nuk e dimë, tani për tani, nëse “ustashët” janë ata që i thërret për dialog dhe bashkim, apo ndoshta janë shërbime të huaja dhe media të huaja. 

Numri i njerëzve në protesta, vazhdimësia e tyre çdo javë, energjia dhe mirësjellja e pjesëmarrësve, temat dhe mesazhet që dërgohen, vërshimi i raporteve negative nga mediat e njohura botërore, kjo është ajo, për të cilën Vuçiq për herë të parë nuk e ka përgjigje dhe ndihet i pafuqishëm”, përfundon Niniq.

Pra mediat serbe po paralajmërojnë se ditë të zeza po vijnë për presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat