Arrestohet bosi shqiptar i pastrimit të parave të drogës në Greqi

Evropë

Arrestohet bosi shqiptar i pastrimit të parave të drogës në Greqi

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një 52 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi njihet si një ndër personat që ka pastruar miliona para të pista nga tregtia e drogës në Evropë.
 Sipas Europol ai është një ndër bosët më të mëdhenjt të pastrimit të parave, i cili dyshohet se ka trafikuar rreth 250.000.000 euro brenda një periudhe 10 mujore.

Ndalimi i tij është bërë nga Prokuroria e Narkotikëve të SDOE në Glyfada, pas bashkëpunimit të shkëlqyer me shërbimet kompetente të autoriteteve holandeze. .

Mediat greke shkruajnë se 52-vjeçari, kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar kundër tij përmes aplikacioneve dhe fondeve të mesazheve të koduara, dyshohet se i zhvendosi “paratë e pista” atje ku qarqet i duheshin.

Numërimi mbrapsht për arrestimin e shqiptarit filloi 6 muaj më parë, kur autoritetet holandeze të zbatimit të ligjit arrestuan persona të lidhur me një rrjet të trafikut të drogës. Pasi kërkuan pajisjet e tyre elektronike, ata gjetën një kontakt me tre shkronja. Kur e kanë identifikuar, kanë konstatuar se është një person real që jeton në Greqi, përcjell Abcneës.al, transmeton Klankosova.t.

Në atë kohë u njoftua ambasada greke dhe nisën hetimet nga prokuroria e narkotikëve pranë SDOE-së për kapjen e 52-vjeçarit, i lindur në Sarandë dhe banues në Greqi. U zbulua shpejt se ai kishte themeluar dhe zotëronte një kompani të pasurive të paluajtshme në Glyfada.

Ai u ndoq menjëherë dhe u arrestua më 31 maj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat