KE do t’i japë Bullgarisë 45 milionë euro për procedurat e azilit dhe kthimit

Evropë

KE do t’i japë Bullgarisë 45 milionë euro për procedurat e azilit dhe kthimit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Komisioni Evropian mirëpriti të mërkurën progresin e bërë nga Bullgaria gjatë tre muajve të fundit në pilot projektin për procedurat e azilit dhe kthimit.

Komisioni do t’i jap Bullgarisë një mbështetje të re financiare në shumën prej 45 milionë euro për zbatimin e pilot projektit, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Fondet do t'i shtohen programit kombëtar nën financimin e Menaxhimit të Kufirit dhe Politikës së Vizave për punët e brendshme.

Pilot projekti në Bullgari u lansua në mars 2023 duke u bazuar në praktikat dhe përvojën e mirë në fushat e azilit, kthimit, menaxhimit të kufijve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Zbatimi i plotë i pilot projektit parashikohet deri në shtator 2023.

Sipas përditësimit, Bullgaria ka ndërmarrë hapa operacional me mbështetjen e Komisionit për të përmirësuar procedurat e përshpejtuara të azilit dhe ka caktuar një listë të vendeve të sigurta, në përputhje me rregullat e BE-së.

“Për të përmirësuar zbatimin e procedurave të azilit dhe kthimit, Bullgaria po shqyrton mundësinë e nxjerrjes së një vendimi negativ për mbrojtjen ndërkombëtare së bashku me një vendim kthimi. Autoritetet po punojnë për digjitalizimin e sistemeve të azilit dhe kthimit, me mbështetjen e agjencive të BE-së dhe shërbimeve të Komisionit. Bullgaria ka forcuar gjithashtu bashkëpunimin me Europolin për të luftuar rrjetet e kontrabandës dhe për të kufizuar lëvizjet dytësore brenda BE-së. Bullgaria tashmë ka krijuar një mekanizëm kombëtar për shkëmbimin e informacionit dhe do të krijojë së shpejti një Task Force Operacionale për të luftuar kontrabandën e emigrantëve,” thuhet në përditësimin operaciona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat