Protestat në Serbi vijojnë, qytetarët të zemëruar me promovimin e dhunës nga Vuçiç

Evropë

Protestat në Serbi vijojnë, qytetarët të zemëruar me promovimin e dhunës nga Vuçiç

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit duke marshuar nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Kjo ishte protesta e tetë në kryeqytet, e cila këtë herë u shtri në 20 qytete të tjera.

Zemërimi i qytetarëve i drejtohet presidentit Aleksandar Vuçiç, qeverisë dhe mediave që ajo kontrollon, të cilat sipas kritikëve nxisin urrejtjen dhe dhunën.

Demonstruesit, mes të cilëve edhe anëtarë të disa partive opozitare, kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të shërbimit televiziv publik, anëtarëve të organit që rregullon median elektronike, ministrit të brendshëm dhe kreut të Inteligjencës së Sigurisë.

Ata gjithashtu duan t’u jepet fund reality show-ve dhe mediave që promovojnë dhunën. Në kryeqytet protestuesit për disa orë bllokuan edhe autostradën kombëtare duke shkaktuar kaos.

Protestat masive nisën pas dy të shtënave masive që ndodhën në Beograd në muajin maji  ku mbetën të vrarë edhe disa fëmijë. Këtë herë, protestuesit bllokuan autostradën kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat