Merr votëbesimin qeveria e re greke! Mitsotakis: Modernizimi shumëdimensional shkon përtej kufijve kombëtarë

Evropë

Merr votëbesimin qeveria e re greke! Mitsotakis: Modernizimi shumëdimensional shkon përtej kufijve kombëtarë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 21:26
Qeveria e re e Greqisë

Qeveria e re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka marrë votëbesimin e parlamentit grek pas një procesi treditor të deklaratave programore të saj.

Kabineti Mitsotakis ka marrë besimin e shumicës absolute nga 158 deputetë të grupit parlamentar të konservatorëve, ndërsa kanë votuar kundër 142 deputetët e shtatë partive të tjera opozitare.

Para votimit kryeministri Kyriakos Mitsotakiska deklaruar se zgjedhjet treguan se Greqia ka hyrë në epokën e ndryshimeve të mëdha, kur vendi po përgatitet me zhvillimin e shpejtë ekonomik, të përfitojë shkallën e nivelit të investimit, të rrisë pagën mesatare dhe minimale, të ulë pabarazitë, të kryejë reformat në sitemin e shëndetsisë, dixhitalizimin e plotë të shtetit, të zbatojë prioritetet në arsim, të shpejtojë proceset në drejtësi dhe të vazhdojë zbatimin e një politike të jashtme të fuqishme dhe të përgjegjshme.

“Modernizimi shumëdimensional shkon përtej kufijve kombëtarë”, vuri në dukje Mitsotakis dhe njoftoi se në fillim të javës do të publikohet një ligj i ri sipas të cilit do të hiqen të gjitha pengesat për votën e grekëve të diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat