“Ky është apokalipsi”: Një stuhi e fuqishme përfshiu Zagrebin, në qendër të qytetit sikur kishte rënë errësira

Evropë

“Ky është apokalipsi”: Një stuhi e fuqishme përfshiu Zagrebin, në qendër të qytetit sikur kishte rënë errësira

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 17:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një erë e fortë me shi të dendur ka përfshirë kryeqytetin kroat Zagreb, në orët e pasdites të ditës së mërkurë.

Sipas mediave të huaja, qielli u errësua mbi kryeqytet dhe mediat kroate raportuan se ishte errësirë në qendër të qytetit.

“Kjo nuk është një stuhi, ky është apokalipsi. Në një çast, qendra e qytetit u gjend në një errësirë totale”, raportojnë lexuesit e 24sata.hr.

Ndërkohë është raportuar se pemët po bien në rrugët e Zagrebit dhe se drejtuesit e mjeteve janë të bllokuar.

Meteoalarm ka lëshuar një paralajmërim të kuq për shkak të një stuhie të fortë për zonat rreth Zagrebit.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat