Gazeta kroate për Vuçiqin: I pëlqen ta puth foton e vet, krahasohet me legjendën e aktrimit

Evropë

Gazeta kroate për Vuçiqin: I pëlqen ta puth foton e vet, krahasohet me legjendën e aktrimit

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:20
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të tij në vitin 2027 dhe u ofron “pasardhësve” në pushtet që të përfitojnë nga popullariteti i tij.

Duke folur si i ftuar në TV Prva, shkruan gazeta kroate, Slobodna Dalmacija, ai ka thënë se ndër të tjera “po shikon kush janë politikanët dhe njerëzit për të ardhmen”.

Në këtë kontekst, ai përmendi kryeministren Ana Brnabiq dhe ministrin e financave Sinisha Mali si “burime serbe”.

“Djema, ju duhet të përfitoni nga popullariteti im! Nuk kam ndërmend të merrem me diplomaci nesër, kam gjëra të tjera për të bërë. Më ka mërzitur politika. Por përfitoni nga kjo dhe më dërgoni në Kinë ose Emiratet një ose dy herë në vit. Unë jam shumë i njohur atje. Nuk do të kesh kurrë dikë kaq popullor këtu sa unë. Vetëm njerëzit nuk do ta thonë. Dhe në krahasim me legjendarin Bata Zhivojinoviq në Kinë, sot, si president i Serbisë, dhe jo Aleksandar Vuçiq, popullariteti im është më i madh se kushdo, kushdo tjetër”, tha me mburrje Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat