E kërcënoi ambasadorin Hill nëpërmjet TikTok-ut, serbi dënohet me 4 muaj burg

Evropë

E kërcënoi ambasadorin Hill nëpërmjet TikTok-ut, serbi dënohet me 4 muaj burg

Më: 11 mars 2024 Në ora: 14:25
Christopher Hill

Prokuroria e Lartë Publike (VJT) në Beograd ka lidhur marrëveshje me të pandehurin Ugljesha I. (43) për njohjen e veprës penale të “rrezikimit të personit nën mbrojtje ndërkombëtare”, të cilën e ka konfirmuar edhe Gjykata e Lartë në Beograd.

I pandehuri ka pranuar se ka rrezikuar sigurinë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Christopher Hill, duke e kërcënuar rëndë se do ta sulmojë, duke postuar një koment nga profili i tij në rrjetin social “TikTok” me përmbajtjen: “E keqja, …., duhet vrarë.”- drejtuar ambasadorit Hill, njofton VJT.

Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Ugljesha I. u dënua me kusht prej katër muajsh burgim, me një periudhë prove prej një viti.

Uglesha I. nuk është dënuar deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat