Udhëheqësi i marinsave amerikanë në Norvegji paralajmëron Putinin: Jemi gati!

Evropë

Udhëheqësi i marinsave amerikanë në Norvegji paralajmëron Putinin: Jemi gati!

Nga: H.R Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:47
Gjenerali Christopher J. Mahoney është i dyti në komandën e marinsave të SHBA. Këtu ai po viziton Altën gjatë Reagimit Nordic.

Për më shumë se një javë, rreth 400 marinsa amerikanë janë duke trajnuar për të mbrojtur Norvegjinë në Alta. Herën tjetër ky trajnim mund të ndodhë në Finlandë, shumë afër fqinjit rus në lindje.

-Më pëlqen ideja për t'u stërvitur më afër të gjithë aleatëve tanë, dhe për të pasur mundësinë të punoj më ngushtë me ta. Unë nuk e konsideroj domosdoshmërisht të jemi më afër Rusisë me këtë pjesën tonë operative, thotë gjenerali Christopher J. Mahoney për VG.

I dyti në komandën e marinsave amerikanë, vizitoj grupin e marinsave amerikanë që janë duke qëndruar në Alta (Finnmark), në stërvitjen më të madhe të mbrojtjes së NATO-s Nordic Response.

Zona e stërvitjes shtrihet gjatë gjithë rrugës nga Bardufoss në Troms në Lakselv në Finnmark,  si hap tjetër pas stërvitjes më të madhe të NATO-s  "Steadfast Defender".

Që nga shkurti, forca të mëdha, përtej Atlantikut nga SHBA dhe Kanada janë vendosur për të praktikuar mbrojtjen e vendeve të NATO-s kundër një pushtimi të imagjinuar nga lindja, domethënë Rusia.

Sipas informacioneve të VG, Forcat e Armatosura të Norvegjisë donin të ushtroheshin edhe më në lindje të rrethit Finnmark, por kjo nuk u lejua nga qeveria, por herën tjetër aleatët e NATO-s do të stërviten së bashku në ato pjesë edhe me Finlandën, kjo mund të bëhet realitet…)

Finlanda është një anëtare e re e NATO-s, ata kanë pjesë të mëdha të territorit në lindje me gjatësi 24 gradë. Përpos kufirit nga Norvegjia, ne do mund të shtrijmë aktivitetin e NATO-s edhe më thellë në pjesën e veriut për të shmangur provokimin e "ariut" rus.

- Ajo që po shqyrtojmë tani është integrimi me partnerët tanë,(Suedinë dhe Finlandën) të cilët i mirëpresim. Kjo është ajo që ne jemi këtu për të bërë, thotë gjenerali Christopher J. Mahoney për VG.

Fokusi kryesor për stërvitjen Nordic Response, dhe për marincat amerikanë që janë këtu, është një operacioni i madh logjistik që nevojitet për të lëvizur këto forca kaq të mëdha nga SHBA në Europë.

- Ne gjithmonë mësojmë shumë nga marincat amerikanë, sidomos në këtë stërvitje jemi trajnuar për logjistikën e lëvizjes së trupave të mëdha. Tjetra është integrimi, thotë shefi i mbrojtjes Eirik Kristoffersen për shtypin e pranishëm gjatë vizitës së marincave  amerikanë në Alta.

Gjenerali Mahoney u pyet gjithashtu se çfarë u thotë zërave amerikanë që besojnë se NATO nuk është më relevante për Europën,dhe se SHBA duhet të tërhiqet?

- Atyre u them të shkojnë në Helsinki, ose në Suedi dhe t'i pyesin ata, se sa e rëndësishme është aleanca jonë e mbrojtjes kolektive. Anëtarsimi i ri i këtyre dy forcave shumë të afta është i rëndësishëm dhe ka një kuptim të nevojës dhe besimit për një mbrojtje të përbashkët. 

Ai thotë se marincat amerikanë kanë një rol të rëndësishëm në këto srërvitje, por kur e pyetën për kërcënimin themelor nga Rusia, ai tha;

- Ne jemi gati, stërvitemi për të qenë gati, dhe sigurohemi që të jemi të integruar në mënyrë që i gjithë ekipi të jetë gati.

Kurse Shefi i Mbrojtjes Norvegjeze, Eirik Kristoffersen shton edhe këtë;

- Nëse Rusia do të sfidonte NATO-n, do të ishte një gabim i madh, sepse një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.

- Putin e di se kjo është një aleancë mbrojtëse, pra situata aktuale e sigurisë është edhe më e rëndësishme kur kemi aleatë të mirë.

Ai gjithashtu shton se Rusia ka më pak se 1/5 e trupave të saj të mbetura në zonat ku mund të monitorojnë se çfarë po ndodh në vendet e NATO-s.

Kjo do të thotë se Rusia e shfrytëzon shansin për t'i zbrazur këto zona nga ushtarët, ata e dinë se NATO nuk ka ndërmend t'i sulmojë Rusinë

- Unë besoj se presidenti Putin ka treguar qartë, pasi që ai kupton se ne jemi një aleancë mbrojtëse,kjo është arsyeja pse ai zhvendosur trupa kaq të mëdha në të gjithë rajonin për të luftuar në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat