Rusia shkatërron aeroportin ukrainas, Franca gati të dërgojë instruktorë ushtarakë

Evropë

Rusia shkatërron aeroportin ukrainas, Franca gati të dërgojë instruktorë ushtarakë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Forcat ruse goditën mëngjesin e së martës terminalin e aeroportit Zaporizhzhia me një raketë Kh-59. Lajmi u dha nga zyrtarë ushtarakë ukrainas, të cituar nga Kyiv Independent. Ndërtesa e terminalit u shkatërrua, ndërkohë që nuk raportohen të lënduar nga sulmi.

Më herët gjatë mbrëmjes, Kievi zyrtar saktësoi se çështja e dërgimit të instruktorëve francezë në Ukrainë për stërvitjen e ushtarëve është ende në diskutim me Parisin.

Që nga shkurti i vitit 2024, Ukraina ka shprehur interes për mundësinë e pranimit të instruktorëve të huaj”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një deklaratë.

“Për momentin jemi ende në negociata me Francën dhe vendet e tjera për këtë temë. Kemi filluar të punojmë brenda për dokumentet përkatëse për të mos humbur kohë në bashkërendimin e çështjeve burokratike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat