Kryeministri i Spanjës: Njohja e shtetësisë palestineze thelbësore për arritjen e paqes

Evropë

Kryeministri i Spanjës: Njohja e shtetësisë palestineze thelbësore për arritjen e paqes

Më: 28 maj 2024 Në ora: 15:26
Pedro Sanchez

Njohja e shtetësisë palestineze është një hap “thelbësor” për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, tha këtë të martë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez , me qeverinë e tij të gatshme të ndërmarrë zyrtarisht hapin përkrah Irlandës dhe Norvegjisë.

“Njohja e shtetit të Palestinës … është një kërkesë thelbësore nëse ne të gjithë duam të arrijmë paqen. Është e vetmja mënyrë për të ecur drejt zgjidhjes që ne të gjithë e njohim si e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur një të ardhme paqësore: atë të një shteti palestinez që jeton krah për krah me shtetin e Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Sanchez.

Ai këmbënguli se masa demonstroi gjithashtu refuzimin e Spanjës ndaj Hamasit, i cili nuk pranon të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe sulmet e paprecedentë të të cilit më 7 tetor ndezën luftën në Gaza.

“Ky vendim pasqyron gjithashtu refuzimin tonë të drejtpërdrejtë të Hamasit, i cili është kundër zgjidhjes me dy shtete,” shtoi më tej ai.

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia të martën do të njohin zyrtarisht një shtet palestinez në një vendim të kritikuar nga Izraeli si një “shpërblim” për Hamasin, më shumë se shtatë muaj pas luftës shkatërruese të Gazës.

Të tre kombet besojnë se nisma e tyre ka një ndikim të fortë simbolik që ka të ngjarë të inkurajojë të tjerët të ndjekin shembullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat