Mjeku i njohur britanik, Michael Mosley, i njohur për popullarizimin e dietës 5:2, është zhdukur gjatë pushimeve në ishullin grek të Symit.
Lajmi u konfirmua nga agjenti i tij, i cili tha se ai ishte nisur për një shëtitje në orën 13:30 me kohën lokale të mërkurën, por nuk ishte kthyer deri të enjten në mëngjes.
67-vjeçar është i njohur për programet televizive duke përfshirë serialin e BBC-së ‘trust me’, ‘i’m a doctor’ dhe paraqitjet në ‘the one shoë’ të BBC-së dhe ‘this morning’ të ITV-së.
Më tej agjenti i tij ka bërë me dije se një ekip kërkimi dhe shpëtimi pritej nga Athina, me drone, për të zgjatur kërkimin në hapësira të tjera.