Momenti kur Meloni takon Macron bëhet viral në rrjet, nuk duhet humbur reagimin e kryeministres italiane

Evropë

Momenti kur Meloni takon Macron bëhet viral në rrjet, nuk duhet humbur reagimin e kryeministres italiane

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 23:07
Georgia Meloni

Një video nga momenti kur kryeministrja italiane, Georgia Meloni dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeten më njëri-tjetrin, është bërë virale në rrjetet sociale.

Teksa mikpriste liderët e samitit të G7, që po mbahet në Itali, ra në sy momenti kur Meloni shtrëngon duart me Macron.

Duket se kryeministrja ndryshon humorin dhe shfaqet më e zymtë.

Të hënën, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit. Kryeministrja italiane tha se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat