Rreziku nga stuhitë: Aeroporti i Gjenevës në “alarm të kuq”

Evropë

Rreziku nga stuhitë: Aeroporti i Gjenevës në “alarm të kuq”

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Aeroporti Cointrin i Gjenevës sapo është vënë në alarm të kuq, që do të thotë “ndërprerje e aktiviteteve në pistë, por uljet mbeten të mundshme”, tregon një zëdhënës i aerportit, për gazetën Tribune de Geneve.

Kjo po ndodh për shkak të paralajmërimeve për stuhitë dhe motin e ligë.

Si masë paraprake, operacionet janë pezulluar, transmeton albinfo.ch. Vetëm aeroplanët tashmë të gatshëm për ngritje (dyert e mbyllura dhe motori i gatshëm) mund të largohen nga pista e të fluturojnë.

Tashmë ka rreth njëzet mbërritje dhe vonesa të anuluara./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat