Policia franceze: Tetë të vdekur pas tentativës për kalimin e Kanalit

Evropë

Policia franceze: Tetë të vdekur pas tentativës për kalimin e Kanalit

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 11:44
Foto arkivore që tregon një varkë me emigrantë në bord duke kaluar Kanalin vitin e kaluar

Tetë persona kanë vdekur gjatë natës teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin nga Franca në Angli, tha policia franceze.

Shërbimet e shpëtimit u alarmuan pasi anija u fut në vështirësi në ujërat në veri të Boulogne-sur-mer pas orës 01:00 me kohën lokale.

“Disa emigrantë humbën jetën”, tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, raporton BBC.

Incidenti vjen më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u përmbyt në brigjet franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat