Policia ukrainase publikon pamjet e pasojave të sulmit rus mbi civilët në Kryvyi Rih

Evropë

Policia ukrainase publikon pamjet e pasojave të sulmit rus mbi civilët në Kryvyi Rih

Më: 6 prill 2025 Në ora: 08:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Oleksii Boloshytskyi, kreu i policisë në Ukrainë, ka shpërndarë pamjet e kamerave  të policisë që kanë kapur momentin e pasojave të sulmit vdekjeprurës rus në qytetin Kryvyi Rih në rajonin Dnipropetrovk.

Pamjet shfaqin civilë të shtrirë në tokë si pasojë e një sulmi raketor, ku policët tentojnë të ndihmojnë banorët e asaj zone.

“Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe ishim dëshmitar të një ferri, qytetarë dhe fëmijë të vdekur”, shtoi Boloshytskyi.

Madje ai theksoi se rusët nuk kursyen asgjë – duke bombarduar çdo objekt civilë që nuk përbënte kërcënime për ta.

“Bombarduan ndërtesa kolektive, vetura e shkolla”, shtoi i pari i policisë ukrainase që theksoi se 18 persona humbën jetën në këtë sulm, përfshirë 9 fëmijë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat