​Rusia godet një autobus me civil në Ukrainë, nëntë të vrarë e pesë të plagosur

Evropë

​Rusia godet një autobus me civil në Ukrainë, nëntë të vrarë e pesë të plagosur

Më: 17 maj 2025 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Nëntë persona u vranë si pasojë e një sulmi rus ndaj një autobusi pranë Bilopillias, rajoni Sumy në Ukrainë.

Kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleh Hryhorov, ka shkruar në Facebook se sipas informacioneve paraprake, nëntë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.

“Ata janë shtruar menjëherë në spital. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, theksoi Hryhorov.

Sipas kreut të RMA-së, rusët me një dron kanë goditur në një autobus që transportonte civilë në rrugën Bilopillia - Sumy . Sulmi u krye në periferi të Bilopillia-s, shkruan Ukrinform.

Sipas Hryhorov, një ambulancë, ekipet e shpëtimit nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave dhe policia po punojnë në vendngjarje, transmeton KosovaPress.

Siç raportoi më parë Ukrinform, Këshilli i Mbrojtjes i Rajonit Sumy vendosi të forcojë mbrojtjen ajrore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat