Zelensky kërkon intensifikim të përpjekjeve për paqe, pret propozime nga SHBA

Evropë

Zelensky kërkon intensifikim të përpjekjeve për paqe, pret propozime nga SHBA

Më: 22 maj 2026 Në ora: 21:44
Trump dhe Zelenskyy

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar nevojën për të intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, pas bisedimeve me udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Zelensky tha ndër të tjera se pret propozime nga SHBA-të në lidhje me formën e përpjekjeve të ardhshme diplomatike që synojnë përfundimin e luftës.

Ai argumentoi se situata në vijën e frontit po formësohet në favor të forcave të armatosura ukrainase.

“Që nga fillimi i vitit, trupat e Kievit kanë çliruar territore me një sipërfaqe totale prej 590 kilometrash katrorë”, tha Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat