Kryeministri hungarez, Peter Magyar, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk arriti të përmbushë detyrimet e saj ndaj Ukrainës, pavarësisht garancive të dhëna me Memorandumin e Budapestit të vitit 1994.
Duke folur për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Evropë, ai rikujtoi se memorandumi, i nënshkruar në Budapest, ishte krijuar për të garantuar integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës, pas heqjes dorë të Kievit nga arsenali bërthamor sovjetik.
Sipas tij, zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se garancitë ndërkombëtare nuk funksionuan në praktikë dhe se Ukraina mbeti pa mbështetjen e mjaftueshme për të mbrojtur sovranitetin e saj.
Hungarian PM Péter Magyar:
— Clash Report (@clashreport) May 22, 2026
You know, the territorial integrity of Ukraine was guaranteed in 1994 in the Budapest Memorandum, which of course was signed in Budapest.
And the problem is that the international stage did not really fulfill its task and did not guarantee the… pic.twitter.com/24T6ZwVUY3
“Problemi është se bashkësia ndërkombëtare nuk e përmbushi vërtet detyrën e saj dhe nuk garantoi integritetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha ai.
Kryeministri hungarez theksoi se zgjidhja e konfliktit duhet të vijë përmes një marrëveshjeje paqeje, por jo vetëm në nivel politik. Ai insistoi se çdo marrëveshje e ardhshme duhet të përfshijë garanci konkrete dhe afatgjata sigurie për Ukrainën, në mënyrë që të shmangen rreziqe të ngjashme në të ardhmen.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur diskutimet për sigurinë evropiane dhe mbështetjen perëndimore për Ukrainën vazhdojnë të jenë në qendër të debateve ndërkombëtare.