Kalim spektakolar mbi litar në 180 metra lartësi mes dy kullave ikonike në Varshavë

Evropë

Kalim spektakolar mbi litar në 180 metra lartësi mes dy kullave ikonike në Varshavë

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 09:09
Jaan Roose

Në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, është realizuar një nga performancat më të spikatura të sporteve ekstreme urbane.

Sportisti estonez Jaan Roose ka përshkuar një distancë prej rreth 500 metrash mbi një litar elastik të vendosur mes dy ndërtesave ikonike të qytetit.

Litari mbi të cilin ai ecte ishte vetëm 19 mm i gjerë.

Sfida është zhvilluar në një lartësi prej rreth 180 metrash, që lidhte Pallatin e Kulturës dhe Shkencës me Varso Tower, dy prej strukturave më të njohura të Varshavës.

Roose mbante litar sigurie gjatë gjithë kohës.

Organizatorët thanë se eventi ishte përgatitur duke përdorur sistemet më të mira të sigurisë në dispozicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat