Dhjetëra mijëra protestues marshuan të martën në qytete të ndryshme të Francës në mbështetje të nxënësve që kërkojnë më shumë fonde për arsimin, duke rritur presionin ndaj qeverisë së presidentit në largim, Emmanuel Macron.
Ndërsa nxënësit bllokuan sërish shkollat e mesme, turma të mëdha u mblodhën në Marsejë, Strasburg dhe qytete të tjera. Protestat, që nisën në rajonin e Parisit në mesin e shtatorit, tashmë janë shndërruar në një lëvizje mbarëkombëtare.
Ministria e Brendshme vlerësoi se 86 mijë persona morën pjesë në protestat jashtë Parisit të martën në mëngjes. Kurse mbi 6100 persona, kryesisht të mitur, janë arrestuar gjatë protestave, shkruan AP, përcjell KosovaPress.
Protestuesit kërkojnë rritjen e financimit për arsimin, ndërsa pakënaqësia lidhet edhe me çmimet e karburanteve, shpenzimet publike, varfërinë dhe pabarazinë ekonomike.