Ferizaj premton zgjidhjen e problemeve për operatorët kabllorë

Ferizaj

Ferizaj premton zgjidhjen e problemeve për operatorët kabllorë

Më: 13 mars 2019 Në ora: 16:28
Foto nga takimi

Anëtari i Bordit të OAK-së Hysni Zogaj, kërkoi nga drejtori Halili që nënkontraktuesi të respektojë tenderin, duke mos shfrytëzuar hallkat e operatorëve pasi që në tender ka të përcaktuar shumën e planifikuar për ato.

Përfaqësuesit e IPKO-së theksuan që përveç dëmtimit të cilësisë së internetit si rezultat i interferencave si pasojë e mungesës së filtrave në ndriçimin publik, shqetësuese është edhe përdorimi i hallkave të operatorëve kabllorë nga nënkontraktuesi komunal.

Ky përdorim i hallkave u konsiderua se rrezikon jetën e shumë teknikëve, andaj edhe u shpreh shqetësimi se si do të vazhdojë ndriçimi në rrugët e reja.

Ndërsa, përfaqësuesit e OrangeNet shtuan që me një problem të tillë janë përballë edhe në komuna tjera dhe një ndër rastet ku kanë hasur mirëkuptim edhe zgjidhje të problemit është edhe Komuna e Kamenicës.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike Arben Halili, Komuna e Ferizajt është në dijeni për vështirësitë që po hasin operatorët, mirëpo kufizimet financiare i kanë obliguar që të bëjnë zgjidhje graduale të problemit.

Ai tha se Komuna e Ferizajt ka mbi 10.000 poqa dhe se nënkontraktuesi komunal ka përgjegjësi për mirëmbajtje dhe rregullim, ndërsa shtoi se duke pas parasysh që tenderi është për tre vjet, nuk mund të ndikohet që të bëhet ndryshime.

Në fund të këtij takimi u vendos që në fillim të javën së vijim Komuna e Ferizajt të del me një ofertë konkrete, qëllim kryesor i të cilës është plotësimi i kërkesave të operatorëve. OAK dhe operatorët kabllorë u dakorduan që në rast të rrezikimit të jetës së ndonjërit prej teknikëve, përgjegjësia bie mbi nënkontraktuesin komunal.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat