Ferizaj shënon Ditën e Tokës, qeverisja e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit

Ferizaj

Ferizaj shënon Ditën e Tokës, qeverisja e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:02
Ferizaj

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, kreu i Komunës së Ferizajt Agim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale në sheshin “Adem Jashari” kanë mbjellë drunjë dekorativ dhe lule.

Politikat e qeverisjes lokale në mbrojtje të mjedisit janë të përditshme dhe aksionet e tilla janë të shtrira në të gjithë territorin e Ferizajt, gjatë gjithë vitit u shpreh me këtë rast Aliu, i cili shtoi se edhe me angazhimin e inspektoratit po bëhet një punë e madhe për mbrojtjen e mjedisit, duke dënuar ndotësit.

“Ne si qeverisje komunale jemi të përkushtuar që çdo ditë, praktikisht të shërbejmë për ambientin tonë, për planetin tonë, të shërbejmë për Tokën, pasi  nuk kemi alternativë tjetër dhe kjo është e vetmja që ne duhet të përkujdesemi.  Ne do të vazhdojmë me këto aksione, duke intensifikuar aktivitetet sa i përket mbrojtjes së mjedisit”, tha ai.

Sipas tij, autoritetet komunale çdo ditë e më tepër janë duke shpërndarë gjoba mandatorë ndaj ndotësve të ambientit.

“Gjithnjë e më shumë jemi duke pasur keqbërës, mos respektues të mjedisit dhe duke e respektuar ne atë që ofron legjislacioni, kemi vënë në veprim inspektoratin që tashmë është duke ndërmarrë veprimet e duhura”, tha kryetari Aliu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat