​Rrah gruan, një muaj paraburgim

Ferizaj

​Rrah gruan, një muaj paraburgim

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj - Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës një muaj paraburgim kundër të pandehurit O.T., shtetas i Kosovës.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale dhe se po të gjendej në liri mund të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës përkatësisht bashkëshortes së tij, për faktin se i dyshuari jeton në bashkësi familjare me të dëmtuarën, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat