Komuna e Ferizajt për herë të parë me Libër të Transparencës së Vendimarrjes

Ferizaj

Komuna e Ferizajt për herë të parë me Libër të Transparencës së Vendimarrjes

Nga: F.M Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 22:02
Kristina Gashi Bytyçi

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi dorëzoi anëtarëve të KK-së Librin e parë të vendimmarrjes transparente dhe qeverisjes së mirë. Kjo formë e Librit të Transparencës, aplikohet për herë të parë në Ferizaj, mbase edhe në livel të komunave.

Kështu që, kryesuesja përveç urimit për një vit më të mirë, më të begatshëm e me më pak sfida se viti që po e lëmë pas, ndau edhe Librin e Vendimeve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt 2018-2019, dokument zyrtar i vendimmarrjes transparente dhe qeverisjes së mirë!

Ky është dokumenti i parë i Kuvendit të Komunës së Ferizajt për vitet 2018-2019, në të cilin janë të dëshmuara vendimet që ka marrë ky kuvend gjatë kësaj periudhe e të cilat janë në fuqi.

Po ashtu një dokument i tillë do jetë dhe për vitet 2020-2021 për të përmbushur premtimin e dhënë në fillim të mandatit se do jemi transparent karshi qytetarëve.

"Kjo legjislaturë ka marrë vendime të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Ferizajt, vendime të cilat i kemi përkrahur bashkarisht dhe po lënë gjurmë në historinë e re të Ferizajt. Falënderoj të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve, Drejtorët e Drejtorive dhe veçanarisht Kryetarin e Komunës z.Aliu për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm" - theksoi Gashi-Bytyçi.

Ky është aktiviti i fundit për vitin 2020 nga organet e Komunës së Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat