Ferizaj, të rinjtë ankohen për mosndërtimin e qendrës rinore

Ferizaj

Ferizaj, të rinjtë ankohen për mosndërtimin e qendrës rinore

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 00:40
Foto

Disa të rinj në Ferizaj po ankohen se qendra rinore as pas pesë vjetësh nuk po finalizohet.

Ajo u nis të ndërtohet në kohën kur Komunën e drejtonte Muharrem Svarqa dhe është projekt i komunës me Ministrinë e Kulturës.

Sipas të rinjve, po të ishte funksionale qendra do t’i ndihmonte shumë ata për organizime të ndryshme.

Nga komuna e Ferizajt, pranuan se u zvarrit projekti, por zotohen se do të përfundojë për pak muaj.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat