​MI mbështet realizimin e projekteve infrastrukturore në Ferizaj

Ferizaj

​MI mbështet realizimin e projekteve infrastrukturore në Ferizaj

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Arban Abrashi dhe Agim Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premtën ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Përmes kësaj marrëveshjeje dy palëshe, mundësohet asfaltimi i rrugës Talinoc i Muhaxherëve – Rahovicë.

Ministri Abrashi, theksoi vendosmërinë e tij për t’i dalë në ndihmë secilës komunë, në realizimin e projekteve infrastrukturore, të nevojshme për lëvizje të qytetarëve.

Sipas një komunikate, MI është financuese e këtij projekti, i cili do të bëhet në faza të ndara, përderisa dokumenti specifikon edhe përgjegjësitë komunale drejt realizimit të saj.

Ky është një nga shumë investimet infrastrukturore të parapara nga MI për vitin 2021, në pothuajse të gjithë komunat e Republikës së Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat