Kuvendarët e rinj nga Ferizaj ndahen nga Kuvendi qendror

Ferizaj

Kuvendarët e rinj nga Ferizaj ndahen nga Kuvendi qendror

Nga: Faton Mehmeti Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:47
Kuvendarët e rinj nga Ferizaj

Para pak ditësh u mbajt Seancea e tretë e Jashtëzakonshme për këtë Legjislaturë, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt ka miratuar Propozim-Vendimin për ndarjen e KRF-së nga KRK. Pra, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt shkëputet nga qendra, pasi " zotohen se kjo do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve rinore e aktivizmi rinor do të jetë edhe me i unifikuar e i përsosur më tej".U tha se propozim erdhi si rrjedhojë e një procesi të gjatë problemesh që kishin evituar në të kaluarën dhe tash, mirëpo jo vetëm. KRF me datën 27 Maj 2021 me konsultim paraprak e diskutim të detajuar në seancën J-02/21 të datës 22 Maj 2021 dhe takimit mes Kryesisë së KRF-së po këtë ditë dhe të 'Kryesisë së KRK-së' i kanë propozuar "Planveprimin për situatën KRF-Qendër".

Megjithëse nga ana tjetër gjatë seancës J-02/21 dhe takimit të lart cekur ishin shprehur për vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe kërkonin t'i paraqesim këto kërkesa dhe shqetësimet edhe nëpërmjet emailit dhe brenda një dite ata do të njoftonin rreth vendimit të tyre, një gjë e tillë e cila asnjëherë nuk ndodhi edhe sot pas më shumë se dy jave, siç deklarohen nga KRF.

Nga KRF thonë se në planveprim ceken në mënyrë eksplicite procedurat dhe afatet të përcaktuara nga Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, ku Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt do të vazhdojë tutje. Atëherë sipas vullnetit të shumicës së paraqitur në Mbledhjen e Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt, Kryesia sot propozoi shkëputjen nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës dhe ky propozim mori dritën jeshile të Kuvendit. Besim ky unanim nga anëtarët e KRF-së prezent në seancën e sotme.

Image

Kuvendarët e rinj u shprehën se " Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt gëzon mbështetje dhe përkrahje të pa rezervë nga qytetarët, institucionet komunale, ligjvënëse, arsimore e fondacionet që kanë të shtrirë fushëveprimin e tyre në Ferizaj e më gjerë, kjo lë të besoj se një vendim i tillë vetëm se do e ngris rolin e ndikimin e KRF-së në komunitet".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat