Arben Halili nga AAK, kandidat për kryetar të Ferizajt

Ferizaj

Arben Halili nga AAK, kandidat për kryetar të Ferizajt

Nga: A.SH Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:32
Arben Halili dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë publike kandidaturën për komunën e Ferizajt. Arben Halili do të jetë kandidat për këtë komunë.

Haradinaj thotë se së bashku Halilin do të vazhdojmë me programin më të mirë qeverisës dhe me ofertën më të mirë kadrovike, dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.

Postimi në Facebook:

Arben Halili është kandidati i Aleancës për kryetar të Ferizajt. Ai së bashku me qytetarët do të qeverisin për ngritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik, ashtu siç ka punuar deri më tani me shumë përkushtim, në detyrën e drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

Arbeni ka Master në Shkencat e Biologjisë dhe ka punuar kohë të gjatë në arsim. Në Ferizaj, qytetin me veprimtari të madhe ekonomike, përkushtimi i tij kryesor do të jenë punësimi, shëndetësia, arsimi, apo me një fjalë, që jeta e qytetarëve të jetë më e mirë, që shërbimet për ta, të kryhen ashtu siç e meritojnë ferizajasit.

Gjatë qeverisë së Aleancës, ne kemi pasur kujdes të veçantë për investime në këtë pjesë, veçanërisht me projektin për Bashkimin e Qytetit, që ndahej nga hekurudha, e shumë investime të tjera.

Ashtu edhe do të vazhdojmë, me programin më të mirë qeverisës dhe me ofertën më të mirë kadrovike, kryetarin Arben Halili dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal.

Suksese dhe Fitore!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat