Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet 44-vjeçarja në Ferizaj

Ferizaj

Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet 44-vjeçarja në Ferizaj

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:30
Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arritur të identifikojë personin, e cila me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë, ne një rrugë të qytetit të Ferizajt.

Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.

Policia, e ftoi qytetaren G.B (F/SH/K) 44 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe ajo, në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Image

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në komunikatën e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat