​Gastronomia, plani operativ që u realizua në Ferizaj

Ferizaj

​Gastronomia, plani operativ që u realizua në Ferizaj

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj në në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, Isnpektorët e kësaj komune, ku janë shqiptuar dhjetëra fletparaqitje.

Sipas policisë, plani u realizua për mosrespektim të masave dhe mosrespektim të orarit.

Policia thotë se të premtën kanë kontrolluar 53 lokale.

“Nga policia, për mos respektim të masave dhe mos respektim të orarit: janë shqiptuar , 7 fletparaqitje, nga ATK, janë shqiptuar, 4 fletëparaqitje, nga Inspektorët komunal , 2 fletëparaqitje. E shtune; lokale të kontrolluara 40, nga policia për mosrespektim të masave dhe mosrespektim të orarit 5 fletparaqitje , 2 fletëparaqitje për vozitje nën ndikim të alkoolit dhe një rast i inicuar ‘’Prishje e rendit dhe qetësisë publike’’. Nga ATK, janë shqiptuar, 8 fletëparaqitje. Angazhimet policore janë duke vazhduar në bashkërendim dhe koordinim edhe me mekanizmat tjerë ndër-institucional, ku i gjithë ky angazhim ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të këtyre masave. Policia me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave, do të shtojë kontrollet në lokalet e gastronomisë etj”, thuhet në njoftim. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat