FSK-ja shpërndan maska falas për qytetarët e Ferizajt

Ferizaj

FSK-ja shpërndan maska falas për qytetarët e Ferizajt

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 19:33
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovë (FSK), ka vazhduar aktivitetin e saj për shpërndarjen e maskave falas për qytetarët e Ferizajt.

Në një postim të Komunës së Ferizajt thuhet se ky veprim i FSK-së bëhet me qëllim që qytetarët të jenë sa më të sigurt dhe të mbrohen nga coronavirusi.

“Gjatë ditës së sotme, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë shpërndarjen e maskave falas për kalimtaret e rastit në sheshin e qytetit në Ferizajt.

U tha se e gjithë kjo po bëhet me qëllim të vetëm që qytetaret të jenë sa më të sigurte dhe të mbrohen nga virusi Covid-19”, thuhet në postimin e Komunës së Ferizajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat