Parku “Liria” në Ferizaj do të bëhet me amfiteatër

Ferizaj

Parku “Liria” në Ferizaj do të bëhet me amfiteatër

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 00:01
Agim Aliu, pasditen e së dielës e ka kaluar me të rinjtë ferizajas në parkun ‘Liria’.

Kryetari aktual i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pasditen e së dielës e ka kaluar me të rinjtë ferizajas në parkun ‘Liria’.

Aliu që është kandidat i PDK-së për Ferizaj, ka shpalosur programin për rini.

Ai u ka premtuar atyre se do ta realizojë super projektin për rregullimin e amfiteatrit tek Parku “Liria”.

Agim Aliu që kërkon të rizgjidhet kryetar ka shkruar në facebook se të rinjtë kanë ndarë mendjen, t’i japin atij gjithë mbështetjen e tyre, punës së dëshmuar, për ndryshimin e Ferizajt me projekte kreative, të guximshme e të dobishme për të gjithë ferizajasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat