Vdes mjeku nga Ferizaj, Muharrem Asllani

Ferizaj

Vdes mjeku nga Ferizaj, Muharrem Asllani

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:22
Muharrem Asllani

Kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu ka shprehur ngushëllimë duke thënë se “vepra e tij e shumëanshme, kontributi i tij në mjekësinë ferizajase e më gjerë, sjellja e tij gjithnjë shembullore, mbeten trashëgimia e shëndetësisë ferizajase që do të jetojë ndër breza. Ferizaj humbi një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar”.

Postimi i Aliut:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të mjekut të dalluar, specialist i psikiatrisë, ferizajasit shembullor, mikut tim e shumë të dashur për të gjithë, Dr. Muharrem Asllani.

Vepra e tij e shumëanshme, kontributi i tij në mjekësinë ferizajase e më gjerë, sjellja e tij gjithnjë shembullore, mbeten trashëgimia e shëndetësisë ferizajase që do të jetojë ndër breza. Ferizaj humbi një mjek të rrallë, punonjësit shëndetësor humbën një koleg të dashur, e familja më të shtrenjtin prind, bashkëshort e familjar.

Ngushëllime të sinqerta familjes Asllani, kolegëve të të ndjerit, miqve e të njohurve të të ndjerit, qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat