Valon Ramadani deklarohet pas votimit: Nuk ka demokraci pa votë

Ferizaj

Valon Ramadani deklarohet pas votimit: Nuk ka demokraci pa votë

Nga: F.M Më: 17 tetor 2021 Në ora: 13:24
Valon Ramadani

Edhe kandidati për kryetar të Ferizaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani paradite ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij Mirjetën.

Në një deklaratë, pas votimit, në statusin e tij në Facebook, z.Ramadani ndër të tjera fton të gjithë për pjesëmarrje.

"Bashkë me Mirjetën shkuam të votojmë.

Pak minuta mjaftojnë që secili ta japë vendimin e vet për të ardhmen e Komunës.

Pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve, sepse pa votë nuk ka demokraci", thekson ndër të tjera Valon Ramadani.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat